Në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo po diskutohet nëse policia po manipulon për vrasjen e 14-vjeçarit në shkollën Fan Noli.
Genti Mullai zëdhënësi i policisë tha se pretendimet e policisë nuk janë përgenjeshtrim.
“Dua të siguroj që nga momenti i parë i pari deri tani hetimet drejtohen nga prokuroria. Nuk ka asnjë tendencë që të përgënjeshtrohen. Në momentin e parë që kemi dhënë deklaratën kemi dhënë atë që kemi parë në vendin e ngjarjes. Dje dhe sot janë kryer veprime të thelluara janë marrë në pyetje dëshmitarë dhe ka pasur dinamikë të ngjeshur me atë që kanë dal në media. Deri tani nuk ka ndryshim nga deklarata e parë.
Ministria ka ngritur një grup pune, pjesë janë edhe bordi i prindërve. Duhet të jenë gjithë kontributorë për të përmirësuar më tej sigurinë, ne jemi të hapur për t’i përfshirë në paktën e re të sigurisë.”, tha Genti Mullai.