Nesër në orën 17:00 opozita e drejtuar nga Partia Demokratike do të protestojë me mosbindje civile duke bllokuar rrugët kryesore. Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka u shpreh sot se tani është koha që Edi Rama të largohet dhe radha e tyre që të vijnë në pushtet.
“Jemi 24 orë nga akti tjetër i mosbindjes civile që do të jetë nesër në ora 17:00 në Tiranë.
Ne do të diskutojmë edhe hapin nesër por edhe një strategji për më vonë si do të ecë kjo opozitë për të detyruar këtë regjim për t’i dhënë zgjidhje Shqipërisë. Tani është radha jonë, e opozitës, e shqiptarëve që të flasin.
Nesër në Tiranë është radha e qytetarëve që Tirana të jetë dhe do të jetë nën pushtetin e tyre. Ne do të bisedojmë hapat më tej të kësaj strategjie. Ne u bëjmë thirrje që nesër të vërshoni drejt Tiranës. Tani është koha jonë” tha ai.