14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Sapo më njoftuan”! Berisha: Strasburgu pranoi padinë time si çështje me përparësi

Kryesoret

Në një konferencë për mediat, kryedemokrati Sali Berisha ka përshëndetur protestuesit e ditës së djeshme gjatë takimit të Kryeministrit Edi Rama me diasporën në Londër. Sulmoi Presidentin për datën e zgjedhjeve.

Haram Begaj do të përcaktojë atë që i thotë Edi Rama, por në rast se ekspertët tanë e gjykojnë se koha për votën e shqiptarëve jashtë vendit, ne nuk kemi kundërshtim për të gjetur kohën më të përshtatshme, por të garantoj se Haram Bego, cakton vetëm datën që i thotë Rama, të mos bëhemi qesharakë” tha ai.

Në fund të konferencës Berisha kishte një lajm për procesin në Gjykatën e Strasburgut ku ka dërguar çështjen e masës së e ka mbyllur në shtëpi prej një viti. Ai tha se gjykata e ka vendosur mes dosjeve të rëndësishme për t’u trajtuar.

Sapo më njoftojnë se Gjykata Ndërkombëtare në Strasburg ka klasifikuar rastin Berisha si “të rëndësishëm” dhe kanë komunikuar shumë shpejt këtë njoftim, pa pritur shterim të mjeteve të brendshme, për çka unë u jam shumë mirënjohës, kësaj gjykate që është garante kryesore e të drejtave të njeriut. Avokatët e mi do të paraqesin aty të gjitha të vërtetat e sistemit politik, të shndërrimit të drejtësisë në një armë politike në Shqipëri. Shpreh vlerësimet e mia të plotë në gjykatë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit