Një 50-vjeçar ka humbur jetën në spital, pasi ditën e sotme rreth orës 13:00 është dëmtuar aksidentalisht në punë.
50-vjeçari me iniciale D.N. duke punuar në ambientet e një firme për përpunimin e duraluminit në lagjen nr.14 në Durrës është dëmtuar aksidentalisht nga një makineri. Si pasojë e plagëve të marra ai ka humbur jetën në spital.
Ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.