Sot vazhdon në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Kjo seancë është pjesë e procedurës që ka nisur për ata që akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë periudhës së luftës në Kosovë.
Ditën e enjte, dëshmitari i 106-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka përfunduar dëshminë e tij, e cila u dëgjua në sesion privat për publikun, ndërkohë që dëshmitari ishte i pranishëm në sallë përmes një video-lidhjeje.