Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka denoncuar se gjatë protestës së sotme të opozitës gjysma e punonjësve të policisë janë pa numër identifikimi.
“Gjysma e punonjësve të policisë janë pa numër identifikimi. Mund të jenë të dërguar të bandave. Çdo punonjës policie që është pa identifikim të largohet.
Mund të jetë i dërguar i bandës së Elbasanit, i dërguar i bandës së Shkodrës, i dërguar i bandës së Durrësit. Largo çdo punonjës që nuk ka numër identifikimi.
Me ligj nuk lejohet asnjë punonjës policie pa emër apo pa numër identifikimi. Pjesa e të rinjve që janë mbrapa janë pa numër identifikimi. Janë ushtarë të bandave që këta i kanë veshur me uniformë policie” tha ai.