Deputeti Belind Këlliçi tha se protesta nuk ka mbaruar dhe siç është njoftuar do të vazhdojë. Këlliçi theksoi se një zonjë është lënduar dhe është thirrur policia por nuk ka ardhur.
“Zbulimi i gjithë vjedhjes me gjithë aferën e 5D është kërkuar që të vijë ky autobot dhe është hedhur spraj me piper kundër protestuesve, kundër Edës të degës 9. Kjo dhunë me urdhër të nipit të Enver Hoxhës. I kemi bërë thirrje policisë që nuk kemi ardhur për tu konfrontuar, nuk kemi ardhur për të kërkuar konflikt. Kjo dhunë që është përdorur sot ndaj protestuesve është e patolerushme. Kryetarja e degës 9 është e lënduar, si dhe një zonjë e cila ka frikë të lëvizë pasi dyshohet se ka frakturë, nuk vjen ambulanca. Zonja ka frikë të lëvizë. Siç kemi njoftuar nuk do të lëvizim nga këtu deri në orën 20:00”, tha Këlliçi.