Kryeministri Edi Rama njoftoi në rrjetet sociale restaurimin e filmit “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, një ekranizim i romanit të Ismail Kadaresë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”.
Ky film, i realizuar në vitin 1989 me skenar dhe regji nga Dhimitër Anagnosti, është tani i restauruar dhe i disponueshëm për publikun në formatin 4K.
“MIRËMËNGJES dhe me ftesën për të ndjekur tani në 4K filmin e realizuar në 1989 ‘Kthimi i ushtrisë së vdekur’ që iu nënshtrua digjitalizimit duke u restauruar, si një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.