-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump paralajmëroi tarifa të reja shtesë, Kina reagon: Askush nuk do të fitojë një luftë tregtare

Kryesoret

Presidenti Donald Trump tha se ka vendosur një tarifë shtesë prej 10% për produktet kineze që hyjnë në SHBA dhe paralajmëroi se “një sasi masive droge” po derdhet ende në SHBA, pavarësisht bisedimeve të shumta.

Liu Pengyu, zëdhënësi i Ambasadës Kineze në SHBA reagoi pas deklaratës së Trump dhe shkroi në X: “Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar Kinë-SHBA është reciprokisht i dobishëm. Askush nuk do të fitojë një luftë tregtare apo një luftë tarifore”.

Më pas ai shprehet që “Autoritetet kundër narkotikëve të Kinës dhe SHBA-së kanë rifilluar komunikimin e rregullt që nga Samiti i San Franciskos. Pala kineze ka njoftuar palën amerikane për përparimin e bërë në operacionet e zbatimit të ligjit të SHBA-së kundër narkotikëve. Kina i është përgjigjur kërkesës së SHBA për të verifikuar të dhëna për raste të caktuara dhe masat e marra”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit