-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Hedhim hapat për fillimin e prodhimit të dronëve dhe municioneve

Kryesoret

Ditën e sotme kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka njoftuar se ka filluar procesi i hapjes së një fabrike prodhimi municionesh dhe projektimi dronësh.

“Një ushtri që, në një kohë kaq të shkurtër, është armatosur kaq sa e jona, duhet të sigurojë dhe garantojë funksionalitet të plotë dhe qëndrueshmëri të përgjithshme. Prandaj, sot hedhim hapat e parë për ngritjen e një industrie ushtarake”, tha Kurti.

Ndërsa ministri i mbrojtjes Ejup Maqedonci tha se një komision ndërministror i udhëhequr nga ai do të “finalizojë kontratën për fillimin e punës për hapjen e fabrikës”.

“Ne po nisim një epokë të re të mbrojtjes dhe sigurisë, duke krijuar qëndrueshmëri edhe në prodhimin dhe furnizimin e sistemeve të armëve. Kjo do të ishte fabrika e parë shtetërore e prodhimit të armëve në Kosovë. Të gjitha kompanitë inkurajohen të hapin fabrika të tilla. Sot, më shumë se kurrë, bota ka nevojë për rimbushjen e rezervave të municioneve dhe armëve, por edhe për krijimin e rezervave, duke pasur parasysh situatën aktuale të sigurisë”, tha Maqedonci.

Sipas tij, laboratori do të projektojë dronë me qëllim që “në të ardhmen ata të mund të prodhohen në vendin tonë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit