Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka reaguar pas lirimit të Sali Berishës, duke thënë se “era e ndryshimit” po fryn drejt Shqipërisë nga Perëndimi.
Ai e konsideron këtë si fillimin e pranverës politike dhe shton se është koha për të çmontuar regjimin aktual. Shehu theksoi se kishte besuar që komploti kundër Berishës do të dështonte dhe tani është momenti për të përballuar regjimin.
Postimi i postimi i plotë:
E verteta mund te vonoje, por del!
Kam qene i bindur per kete qe prej minutes se pare te zhvillimit te ketij komploti ndaj Berishes e demokracise sone!
Tashti na ngel ta cmontojme totalisht komplotin se bashku me rregjimin.
Me Berishen te lire, kudo ku jane shqiptaret!
Me shqiptaret ne perballje me rregjimin.
“Era” e ndryshimit po fryn qartesisht prej pertej Oqeanit drejt Europes..
Drejt nesh!
Pranvera po vjen, jo thjesht ne kuptimin stinor!