-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Berisha pas lirimit nga arresti: Edi Rama hajde fito me qeveri teknike

Kryesoret

Sali Berisha është rikthyer pas thuajse një viti në selinë e PD-së, pasi gjykata e liroi nga arresti në shtëpi. Në konferencën për mediat, Berisha tha se nuk do të heqë dorë nga kërkesa për qeveri teknike. Iu drejtua Edi Ramës, “hajde fito me qeveri teknike”.

Theksoi se tek kjo drejtësi nuk beson. “Marr dosjen e fundit. Dy gazetarë me mandate. Njërin e kam denoncuar unë më shumë se kush. Qynon nuk kam dëgjuar për lidhje me krimin. Doni t’u them që si ajo gjykatësja Fetahu a si e kishte, si ajo janë 5 prokurorë të Elbasanit që janë në SPAK sot. Cfarë mund të thoni, se ndryshoj mendim për ta?

Ata janë kriminelë si Fetahu. Si njeri që jam marrë me luftën ndaj krimit, duke e vlerësuar si faktor të rëndë për të drejtat e njeriut, arrij në përfundimin se më kriminel se Suel Cela, Bahri Bajri, Troplini, janë mburoja e tyre politike. Është Taulant Balla. E dini sa kilometra biseda ka Balla, që ja fsheh Altin mercenari me bandën?

Vërtet e ka kërcënuar Saimirin, por Taulant Balla ka porositur vrasje, akuzohet për këtë. Një keqbërës, që ka një shëmbëlltyrë psikologjike që e shtyn drejt saj, ai shumëfishohet kur ka një mburojë politike. Ai bëhet më i forti i lagjes e qytetit kur ka këtë mburojë”, u shpreh ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit