Presidenti Bajram Begaj ndodhet në Pallatin e Brigadave në ceremoninë e pritjes së krumtimit të Ditës së Pavarësisë.
Begaj u shpreh se zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë një shembull i një faqeje të re. Ai theksoi se hapaja e kapitujve me Bashkimin Evropian më shumë se një proces teknik, është një test i pjekurisë tonë kombëtare.
“Sot, më shumë se kurrë, politika duhet të ndjekë shembullin e tyre. Klasa politike duhet të jetë në një dialog të hapur me popullin, të dëgjojë shqetësimet, nevojat dhe ëndrrat e tij.
Kthejini sytë nga ata që përfaqësoni! Zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë shembull i një faqeje të re, ku interesi i qytetarit dhe shërbimi publik ndaj tij vihet mbi gjithçka tjetër. Kjo është mënyra për të nderuar ata që shpallën pavarësinë dhe për të ndërtuar një Shqipëri që e meriton vendin në Evropë.
Hapja e kapitujve me Bashkimin Evropian është më shumë se një proces teknik, është një test i pjekurisë tonë kombëtare. Ky proces kërkon të forcojmë institucionet, të mbështesim drejtësinë dhe SPAK-un, të përmirësojmë cilësinë e jetesës së qytetarëve tanë dhe të ndërtojmë një Shqipëri të denjë për shqiptarët dhe për familjen evropiane”, tha Begaj.