Ditën e sotme Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó, kanë nënshkruar në Buapest, planin e veprimit për trajnimin e nëpunësve të institucioneve shqiptare në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Ky nënshkrim shënon një tjetër gur themeli në miqësinë dhe bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Hungarisë dhe pritet të forcojë lidhjet institucionale midis dy vendeve në përpjekjet e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane.
Në ceremoninë e nënshkrimit, ministrja Pirdeni e vlerësoi Planin e Veprimit si një hap të rëndësishëm për forcimin e administratës publike shqiptare dhe përgatitjen e saj për integrimin në BE. Ndërsa minsitri Szijjártó rikonfirmoi mbështetjen e Hungarisë për potencialin e madh të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor si anëtarë të ardhshëm të BE-së.