-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e Martin Canit, zv.drejtori i Policisë: Momenti i konfrontimit zgjati rreth 10 sekonda

Kryesoret

10 ditë më parë në afërsi të shkollës 9-vjeçare Fan Noli u vra 14-vjeçari Martin Cani.
Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur të gjithë opinionin publik.

Erion Ismaili, zëvendësdrejtor i Krimit në Tiranë tha se policia ka pamje të konfliktit, si dhe momenti i konfrontimit mund të ketë zgjatur rreth 10 sekonda. Ai ka theksuar se naga ana e policisë janë kryer një sërë veprimesh.

“Kemi dy episode, më datë 15 ku jashtë ambienteve të shkollës kemi pasur një debat mes viktimës dhe autorit. Pas këtij episodi ka pasur një komunikim në aplikacionin Snap Chat, ku duket se janë sqaruar, por kanë lënë një takim të hënën pas mësimit.

Episodi i dytë i ka ndodhur në ambientet shkollës. Më pas vijmë te ngjarja, që është rreth orës 13:00, 18 tetor. Viktima dhe personat kanë qenë në mbarim të procesit mësimor. Janë bashkuar 200 metra larg shkollës, duke evidentuar problematikën, kanë përshkuar 40 metra nga vendi i ngjarjes.

Në këtë vendngjarje kemi evidentuar 9 nxënës shkolle, 6 prej tyre janë në krahun e viktimës. Në krahun e autorit është autori dhe një nxënës tjetër. Janë identifikuar këta persona, janë pyetur dhe ripyetur. 3 prej tyre nuk janë të shkollës “Fan Noli”, janë nga krahu i viktimës. Kemi një dinamikë të qartë të ngjarjes. Që nga momenti i sherrit… momenti i goditjes është në disa sekonda. Debati dhe momenti i konfrontimit mund të jetë 10 sekonda. Nuk e kemi të filmuar këtë. Kemi video dhe gjatë momentit.

Nga ana e policisë janë kryer një sërë veprimesh. Jemi deri tek një person, hetimi vazhdon.” tha Ismaili në emisionin Top Story në top Channel.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit