Në 80 vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, gjatë ceremonisë të zhvilluar në Shkodër tek varrezat e dëshmorëve, Partia Komuniste përmes sekretarit të saj Gjon Bruçi pranë bustit të ushtarit të panjohur vendosi yllin e kuq, simbol i diktaturës të Enver Hoxhës. Kishte edhe akuza.
“Të përmendësh luftën dhe të mos përmendësh Partinë Komuniste dhe shokun Enver Hoxha, do të thotë të mos jesh këtu. Nëse nuk do të ishte LANÇ, sot nuk do të kishim as liri dhe as pavarësi. Lavdi Enver Hoxhës.
Këto 34 vite nuk jemi në liri por të pushtuar, vetëm 41 vite kemi qenë shtet i pavarur ’44-’85 nga 112 vite pavarësi. Të pushtuar nga vetvetja imperializimi amerikan, europian, Turqia nga të gjitha shtetet. Jemi shtet i varur në teneqe”, tha ai.