Sot është 80-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë. Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi akuzoi se kishte një përpjekje nga Garda për ta ndaluar te Varrezat e Dëshmorëve.
“Në nisje të ceremonisë patëm një përplasje me anëtarët e Gardës, që kishin marrë urdhër për të penguar përfaqësuesit e PL për të nderuar datën e shënuar, përpjekje kjo që tregon një tentativë të Ramës për të privatizuar edhe këtë datë historike e ndoshta për të dhënë me koncesion edhe Varrezat e Dëshmorëve. Megjithatë ne e kryem këtë ceremoni sepse askush nuk mund të na ndalojë të nderojmë gjakun e dëshmorëve”, u shpreh ai.