-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmohen dy policë në Kosovë

Kryesoret

Dy punonjës të policisë së Kosovës janë sulmuar teksa ishin në detyrë, nga tre person të dyshuar, të cilët janë arrestuar nga policia. Mediat raportojnë se ngjarja ndodhi ditën e enjte në qytetin e Vushtrisë, ndërkohë që shkaqet e nishes së konfliktit të personave në fjalë me policinë nuk dihen ende.

Në njoftimin e Policisë thuhet se punonjësit e policisë po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor, ndërkohë që tre të dyshuarit janë arrestuar.

“Vushtrri, 28.11.2024 – 17:00. Dy zyrtarë policorë gjatë realizimit të një urdhër arresti ndaj të dyshuarit kosovar kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar fizikisht nga i dyshuari dhe dy familjarë të tij.

Tre të dyshuarit janë arrestuar. Zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor. Njëri prej të dyshuarve pas inicimit të rastit është dërguar në vuajtje të dënimit ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, edhe në Prizren dje është arrestuar një tjetër shtetas kosovar pasi kanosi dhe ofendoi një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Më tej thuhet se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit