-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadat e Francës dhe Italisë në Kosovë dënojnë ashpër sulmin: Përgjegjësit të dalin përpara drejtësisë

Kryesoret

Pas shpërthimit të djeshmën që ndodhi në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin-Potokut kanë reaguar edhe ambasada e Francës dhe ajo e Italisë në Kosovë.

Ambasadat kanë dënuar ashpër sulmin dhe kërkojnë që të përgjegjësit të dalin përpara drejtësisë.

“Ambasada franceze dënon ashpër sulmin ndaj infrastrukturës kritike në Kosovë duke dëmtuar një kanal ujor në Zubin-Potok që është thelbësor për furnizimin me ujë të Kosovës dhe funksionimin e termocentraleve të Kosovës. Ky sulm duhet të hetohet dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Franca ka falenderuar KFOR-in dhe EULEX-in për “reagimin e shpejtë” dhe koordinimin me Qeverinë e Kosovës. Ndërsa ambasada italiane në Kosovë thotë që do i ndihmojë në hetimin dhe përgjegjësit e këtj sulmi.

“Italia dënon fuqishëm sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok, i cili ka prekur furnizimin me ujë dhe ka rrezikuar shtëpitë. Ne qëndrojmë me Kosovën në përpjekjet e saj për hetim dhe llogaridhënie nga përgjegjësit e këtij sulmi të ulët”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit