Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se nga sulmi me eksploziv që u dëmtua kanali i Ibër–Lepencit, policia ka arrestuar tetë persona.
Në lidhje me arrestimet ka reaguar Beogradi ku i cilëson si të pabaza dhe të motivuara politikisht.
Beogradi shprehet se kjo ngjarje i ka shërbyer Albin Kurtit për një seri të re arrestimesh të paligjshme të serbëve dhe hakmarrje ndaj popullit serb.
“Gjatë ditës, skuadrat kriminale të Kurtit hynë në shtëpitë e shtëpive dhe familjeve serbe në Zubin Potok, thyen dyer dhe dritare, i plaçkitën me gisht në këmbëz dhe të gjitha me pretekstin e veprimit në rastin e Ibër-Lepencit”, thuhet në reagimin zyrtar të Beogradit.