Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka zhvilluar një takim në Kamëz. Blushi u bëri thirrje që me datë 6 dhjetor në orën 12:00 të gjithë duhet të jenë para SPAK për të protestuar si dhe për të treguar që e rrëmbyen dhe po e mbajnë të izoluar presidentin e Partisë së Lirisë.
Ai thekson se “nuk ka forcë në botë që na ndan ne t’i sjellim një stil pranverë lirie dhe demokracie Shqipërisë, sepse partinë e lirisë nuk mund ta marrë dot peng askush”. Më pas ai thotë që Partia e Lirisë ka pesë prioritete kryesore.
“Së pari, ne do të garantojmë që për çiftet e reja, ne do t’i japim shtëpi ku interesat, sipas modelit hungarez, që ka rezultuar modeli më i suksesshëm, sot do të ofrojmë shtëpi për çiftet e reja dhe ku interesat do t’i paguajë shteti, ne do të garantojmë që për nënat shtatzana, do të mbulojmë shtatëdhjetë deri njëqind për qind të pagës deri në dy vite pas lindjes.
Prioriteti ynë i dytë është dyfishimi i pagave dhe pensioneve, që të paktën një pensionist të marrë një masë pensioni të barabartë, sa një pensionist në Kosovë, që pagat të jenë të përafërta me mesataren e rajonit, prioriteti numër tre është mbështetja e bujqësisë dhe blegtorisë.
Me pagesa dhe me mbështetje direkte, prioriteti numër katër është arsimi Që të mos ketë më zero fonde shtesë për arsimin, por që ky sektor të mbështetet me të paktën pesë për qind të prodhimit të brendshëm bruto.
Që mësuesia të konsiderohet ide prioritare, që jo sa herë të ndërrojnë pushtetet, mësuesit të ndryshojnë në varësi të bindjeve politike.
Dhe prioriteti numër pesë që lidhet me prioritetin e parë është Shqipëria fuqi eksportuese në mënyrë që Shqipëria të.
Të mos eksportoj më si aktualisht tetë për qind të prodhimit të saj të brendshëm bruto, por të paktën pesëdhjetë e shtatë për qind, sa ç’e ka Maqedonia e Veriut.”, tha Blushi.