-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bislimi: Krahu i tij i djathtë Nemanja Radivojeviç, është i dyshuari kryesor për sulmin në Kosovë

Kryesoret

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në një reagim shprehet se Lista Serbe u nxitua mbrëme që të distancohet nga sulmi terrorist i kanalit Ibër-Lepenc në Varagë të Zubin Potokut.

Bislimi akuzon Sebinë për mbështetje dhe finacim të Milan Radoiçiçit, që e cilën si organizator të sulmeve në Kosvë. Ai thekson se krahu i tij i djathtë, Nemanja Radivojeviç, është i dyshuari kryesor për sulmin me granatë dore në Zveçan para disa ditësh.

“Me një komunikatë të gjatë Lista Serbe u nxitua mbrëmë që të distancohet nga sulmi terrorist i eksplodimit në kanalin Ibër-Lepenc në Varagë të Zubin Potokut, kur pakçka dihej. Ministri i jashtëm serb, Marko Gjuriç, u distancua vetëm që të mund ta sulmojë Kryeministrin Albin Kurti. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot tha që nuk deshi të nxitohej në distancim të hershëm. Ndërkohë, kështu kanë thënë edhe për sulmin në Banjskë të Zveçanit kur e vranë rreshterin e policisë sonë, Afrim Bunjakun.

Janë distancuar por ende e mbështesin dhe financojnë Millan Radoiçiqin i cili qarkullon nëpër Serbi dhe planifikon e organizon sulme mbi Kosovën nga ana tjetër e kufirit. Dora e djathtë e tij, Nemanja Radivojeviq – Gandi, është i dyshuari për sulmin me granatë dore në stacionin e policisë në Zveçan më 26 nëntor 2024, e që bashkë me sulmin në ndërtesën e komunës atje më 28 nëntor 2024, i paraprinë sulmit terrorist e kriminal ndaj infrastrukturës kritike që na mundëson ftohjen e termoelektranave që prodhojnë energjinë elektrike dhe furnizimin me ujë të disa komunave të Kosovës përfshirë një pjesë të kryeqytetit, Prishtinës”, ka shkruar ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit