-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drejtori i policisë së Kosovës: Në sulm u përdoren deri në 20 kg eksplozivë, u aktivizuan me fitil ndezës

Kryesoret

Drejtori i policisë Gazmend Hoxha, ka thënë se gjatë sulmit që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Ibër-Lepenc janë përdorur sasi të konsiderueshme e eksplozivit nga 15-20 kg.

Ai ka shprehur se nga sulmi janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, si dhe është ndërprerë uji i pijshëm në disa zona.

“Në bazë të hetimit të vendit të ngjarjes dyshohet se në këtë sulm është përdorur një sasi e konsiderueshme e eksplozivit 15-20 kg, e cila ka qenë e vendosur në një çantë të zezë dhe e cila është aktivizuar me detonatorë mekanikë përmes fitilit ndezës me djegie të ngadalshme. Si pasojë e këtij sulmi janë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe që është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm për shumë zona, si dhe duke rrezikuar tejmase edhe me energji elektrike, por edhe rrezikun për pasoja më të rënda për avari në sistemin energjetik të Kosovës””, ka thënë Hoxha.

Ai ka theksuar se këto sulme terroriste kanë për qëllim që të kërcënojnë sigurinë dhe rendin juridik të Kosovës.

“Ndër rastet më serioze që kanë cenuar sigurinë e që janë kualifikuar si sulme terroriste apo kryerje e veprës terroriste: rastin e datës 26 nëntor, sulmi terrorist me dy granata dore në stacionin policor në Zveçan, si pasojë janë konsideruar dëme të konsiderueshme të pronës së saj duke rrezikuar seriozisht edhe jetën e zyrtarëv policore që ishin në detyrë në ato momente. Rasti i datës 28, sulmi terrorist me granatë dore në objektin e komunë së Zvecanit, dëme edhe veturave. Rasti ndaj infrastrukturës kishte për shënjestër kanalin e Ibër-Lepencit që bën furnizimin me ujë të pijshëm të disa komunave, por edhe mbi të gjitha furnizimin me ujë për ftohje të termocentraleve të KEK”.”, ka thënë Hoxha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit