-sidi education-spot_img
15.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestat kundër qeverisë në Gjeorgji, arrestohen më shumë se 100 persona

Kryesoret

Autoritetet gjerogjiane njoftuan se kanë arrestuar 107 vetë gjatë protestave të premten më mbrëmje në kryqytetin Tbilisi kundër vendimit të qeverisë për për të pezulluar bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Partia në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane” e kryeministrit Irakli Kobakhidze, njoftoi ngrirjen e bisedimeve për anëtarësim në BE dhe refuzim të granteve financiare nga Brukseli deri në 2028.

Mijëra protestues kanë dalë në rrugët e qyteteve dy netë me radhë, duke u përplasur me policinë e cila ka përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e tyre.

Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se protestuesit në Tbilisi u ndoqën dhe u goditën nga policia, ndërsa demostruesit ishin mbledhur jashtë godinës së parlamentit. Po sipas kësaj agjencie, policia ushtroi dhunë ndaj përfaqësuesve të medias dhe përdori altoparlantët për të lëshuar ofendime ndaj protestuesve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit