-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthimi në Ibër-Lepenc, reagon Vuçiç: Nuk kërkoj falje për diçka që nuk e kam bërë

Kryesoret

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka reaguar në lidhje me sulmin që ndodhi mbrëmjen e djeshme në kanalin Ibër-Lepenc.

Vuçiç gjatë një bisede me të rinjtë në forumin e SNS-së “Rinia e Serbisë, grackat dhe mundësitë”, këshilloi veçanërisht ata persona që merren apo aspirojnë të përfshihen në politikë, të mos marrin vendime dhe të mos bëjnë reagime nën presion.

“Asnjëherë mos merrni vendime nën presion. Ç’ka mendoni, pse nuk u nxitova sot në orën gjashtë të mëngjesit të them se Serbia nuk ka lidhje me atë që ndodhi në Ibër Lepenc. E dini, ne mund ta bënim këtë dhe t’ua kthenim lumin përpjetë, nuk na duhej kurrfarë terrorizmi, pse t’u arsyetohem”, tha Vuçiç.

Ai ka theksuar se qeveria e Kosovës është e vetëdijshme që ky sulm nuk është orkestuar nga Serbia dhe ka shprehur që nuk ka nevojë për tu justifikuar apo të kërkuar falje për diçka që nuk e ka bërë.

“Çfarë duhet të bëj që të justifikohem, të vrapoj nëpër mediat e botës, t’u kërkoj falje për diçka që nuk e kam bërë, nëse do ta interpretojnë si të duan. Prandaj gjithmonë ngadalë, në fund, gjithçka do të bjerë në vend. Është e rëndësishme vetëm të punosh, të luftosh dhe të besosh në vetvete”, ka shprehur Vuçiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit