Policia e Kosovës ka arrestuar 8 persona të cilët dyshohet se janë përgjegjësit për shpërthimin që ndodhi në kanalin e ujit Ibër-Lepenc në Kosovë.
Drejtori i policisë së Kosovës tha se gjatë sulmit janë përdorur sasi të konsiderueshme eksplozivi nga 15-20 kg. Ndërsa ministria e shëndetësisë ka paralajmëruar qytetarët që uji i pijëshëm nuk është plotësisht i pastër dhe po kryen analizat e duhuara.
Mëngjesin e sotëm Korporata Energjetike e Shqipërisë ka filluar që të ofrojë sasi energjie për të përballuar situatën e krijuar me njësitë prodhuese të energjisë në Kosovë.
Kjo vjen si vijim i marrëveshjes së shkëmbimit dhe marrëdhënieve te bashkëpunimit midis dy korporatave. KESH do vazhdoje te ndihmojë deri në mbrëmje KEK, si edhe në ditët në vijim nëse do të jetë e nevojshme.
“KESH do të vazhdojë të mbështesë KEK deri në mbrëmje dhe, nëse do të ketë nevojë, do të ofrohet mbështetje edhe në ditët në vijim. Ky veprim është pjesë e angazhimit të dy korporatave për të siguruar furnizimin e qëndrueshëm me energji për qytetarët dhe bizneset në Kosovë”, thuhet në reagim.