Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale për sulmin e djeshëm që tronditi verin e Kosvës. Mediu i bën thirrje qeverisë shqiptare që si vend anëtar i NATO-s të kërkojë thirrjen e takimit të Këshillit të Ambasadorëve të Aleancës.
Ai thekson që Shqipëria si vend anëtar i NATO-s të ketë përgjegjësinë për të disktuar për sigurinë e rajonit dhe Kosovës në veçanti.
“Akti terrorist në Zubin-Potok, Zveçan kundër infrastrukturës kritike të furnizimit me ujë të Kosovës, tregon qartë se Serbia dhe aleatëtë e saj nuk do rreshtin për të sponsorizuar dhe krijuar destabilitet në Kosovë dhe Ballkan.”, shprehet Mediu.
Ai thekson se partnerët e tij strategjik janë Rusia dhe Kina.
“Të dënosh një akt të tillë është vetëm minimumi i një qëndrimi politik dhe institucional, por të zbulosh dhe parandaloah akte të tilla është detyrim për sigurinë e Kosovës dhe rajonit.
Shqipëria dhe Rama nuk mund të japin thjeshtë këshilla për një format tjetër dialogu sikur jeton në një planet tjetër, cfarë ndodh me sigurinë e Kosovës ka lidhje drejtpërdrejt me Shqipërinë, por dhe vendet e NATOs në Ballkan dhe interesat e Amerikës dhe BE në ballkan.
Ky akt terrorist nuk mund të trajtohet si një moment i shkëputur por si pjesë e një politike të organizuar të Serbisë për qëllimet e saj destabilizuese në Ballkan.”, shkruan Mediu.