-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi në Kosovë, Kurti: Ka të arrestuar, policia po zhvillon hetime dhe bastisje

Kryesoret

Disa të dyshuar janë arrestuar në fshatrat e Zubin-Potokut të shtunën, pas bastisjeve nga Policia e Kosovës. Ende nuk dihen nëse të dyshuarit kanë lidhje me shpërthimin në Ibër-Lepenc. Përveç arrestimeve, Policia ka konfiskuar edhe disa materiale të ndryshme.

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Varagë paraditen e sotme u shpreh se për shpërthimin nuk janë përgjegjës vetëm një ose dy persona, “por një grup i strukturuar i dirigjuar nga Serbia”.

“Vetëm duke ju falënderuar punës vetmohuese të këtyre policëve, inxhinierëve, ekspertëve dhe punëtorëve kemi arritur që deri diku ta sanojmë dëmin ndonëse jemi diku diç më shumë se çereku i prurjeve normale të ujit nëpërmjet kanalit, që e bën edhe ftohjen e termoelektroneve dhe furnizimin me ujë të shumë komunave.

Policia po i zhvillon hetimet, ka bastisje dhe arrestime, dëshmi e prova materiale dhe të gjithë këta kriminelë e terroristë do të përballen me drejtësinë dhe ligjin e Republikës demokratike të Kosovës”, ka thënë Kurti nga vendngjarja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit