-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj uron për 95-vjetorin e lindjes Alfred Moisiun: Jeni bërë model frymëzues

Kryesoret

Bajram Begaj në rrjetin e tij social në facebook ka uruar ish presidentin Alfred Moisiu për 95-vjetorin e ditëlindjes së tij. Begaj vlerëson kontributet e shumta dhe të çmuara që ish presidenti ka dhënë për popullin shqiptar. Ai thekson se ish presidenti Moisiu është bërë model frymëzues për autoritete shtetërore dhe politike shqipëtare.

“Në moshën e adoleshencës Ju u rreshtuat në radhët e UshtrisëNacional-Çlirimtare të Shqipërisë, për t’u përfshirë më pas në angazhime të rëndësishme dhe përgjegjësi shumë të larta, duke kulmuar me postin e Presidentit të vendit.

Në çdo hap që keni hedhur, Ju keni shkëlqyer!

Ju kontribuuat me përgjegjësi gjatë ushtrimit të detyrës së Kreut të Shtetit, veçanërisht në kohë zhvillimesh të vështira, por edhe me urtësi, ekuilibër dhe frymë përbashkuese në konsolidimin e demokracisë, shtetit të së drejtës, parimit të të drejtave dhe lirive themelore, si dhe forcimit të imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë.

Në këtë jubile mjaft të veçantë, të cilin ju e keni arritur me shumë përkushtim, punë të palodhur e atdhetari shembullore, duke u bërë model frymëzues për autoritetet shtetërore dhe politike shqiptare, është kënaqësi për mua t’Ju drejtohem me urimet më të përzemërta.”, shkruan Begaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit