-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryetari i Zubin-Potokut: Edhe në luftë nuk ka pasur një sulm të tillë

Kryesoret

Mbrëmjen e premte një sulm ka ndodhur në kanalin e ujit Ibër-Lepenc në Zhubin Potok. Policia e Kosovës arrestoi tetë persoan të dyshuar si dhe sekuestroi mbi 200 uniforma ushtarake, gjashtë raketahedhës dore, 3 granata dore, dy armë automatike AK47, një revole, municion të kalibrave të ndryshëm, helmeta ushtarake, maska, thika.

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri tha se pas sulmit të gjithë ekipet emergjente u anagazhuan për të minimizuar pasojat e sulmit terrorist.Ai theksoi se dhe në kohën e luftës së Kosovës nuk kishte ndodhur një sulm i tillë.

“Kanali përfshin një gjatësi shumë të madhe që nuk mund të jetë e gjitha nën monitorim por kjo nuk do të thotë që mungon siguria në Kosovë, por ky lloj sulmi nuk na ka ndodhur as gjatë luftës pasi ka të bëjë me një dëm që mund ti bëhet dhjetra mijëra qytetarëvë pasi ky kanal shërben për ujë të pijshëm, ekonomi familjare, natyrisht përfshihen bagëti, ujitje dhe për ftohjen e turbinave të Korporatës Energjitike të Kosovës (KEK), tha Izmir Zeqiri në Euronews.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit