-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

9 Dhjetori, Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit/ Ambasada e SHBA: Të rinjtë kanë rol kyç

Kryesoret

Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Luftës kundër Korrupsionit, më 9 dhjetor, Ambasada e SHBA në Tiranë theksoi se korrupsioni është një faktor që ndihmon në thellimin e pabarazive dhe padrejtësisë.

Po ashtu, ajo nënvizon rëndësinë e të rinjve në këtë luftë, duke i konsideruar ata si agjentë të fuqishëm të ndryshimit, të cilët mund të formojnë një të ardhme pa korrupsion.

“Teksa i afrohemi Ditës Ndërkombëtare të Luftës kundër Korrupsionit më 9 dhjetor, ne njohim rolin thelbësor që të rinjtë luajnë në luftën kundër korrupsionit. Me 1.9 miliardë të rinj në mbarë botën, ai ua merr atyre mundësitë arsimimin, punësimin, shërbimet shëndetësore dhe mundësinë për të shkëlqyer. Korrupsioni kontribuon në pabarazi dhe padrejtësi. Por të rinjtë nuk janë vetëm viktima; ata janë agjentë të fuqishëm të ndryshimit.

Duke kërkuar llogaridhënie, transparencë dhe duke nxitur novacionin, të rinjtë mund të formojnë një të ardhme pa korrupsion. Na ndiqni teksa U.S. Department of State do të nderojë kampionët ndërkombëtarë kundër korrupsionit të këtij viti më 9 dhjetor dhe do të promovojë individë nga e gjithë bota, të cilët qëndrojnë me guxim kundër korrupsionit’, shkruan ambasada amerikane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit