Është zbardhur dëshmia e 46-vjeçarit shqiptar që vrau me thikë gruan dhe plagosi djalin në Selanik. Sipas medias greke, ai ka deklaruar që ka shkuar në shtëpi i vendosur të vriste gruan 60-vjeçare pasi dyshonte se e tradhtonte.
Shqiptari ndodhet në paraburgim. Ndërsa djali i viktimës tha se mamaja dhe 46-vjeçari ishin në një marrëdhënie prej 21 vitesh.
Sipas djalit të viktimës, njerku shqiptar kishte shkuar në shtëpi që të merrte rrobat dhe të ikte, pasi ata kishin vendosur që të ndaheshin.