Në një zonë banimi në Uellsin jugor janë evakuuar 30 shtëpi pasi një gropë e madhe u shfaq në mes të rrugës.
Sipas mediave britanike, njerëzve u është kërkuar të qëndrojnë larg pasi vrima prej rreth 15 metrash u shfaq në Nant Morlais, Pant, Merthyr, më 1 dhjetor.Ndërsa oficerët dhe policia nodhen në vend për të punuar me agjenci të reja.
Një deklaratë nga Këshilli Merthyr tha: “Nuk nevojitet ndihmë apo mbështetje e mëtejshme në këtë moment, por faleminderit të gjithëve që e kanë ofruar atë. Siguria është prioriteti ynë kryesor”.