Kreu i SPAK-ut, Arben Dumani, ka deklaruar se institucioni që ai drejton ka ndjekur penalisht ish-zyrtarë dhe zyrtarë të ndryshëm, duke goditur grupe kriminale të organizuara.
Në Komisionin e Monitorimit, Dumani u shpreh se SPAK ka realizuar hetime dhe operacione që kanë çuar në sekuestrimin e aseteve të pasura, duke arritur deri në 150 milionë euro.
“Krahas ushtrimit të ndjekjes penale për zyrtarë të lartë, SPAK ka në fokus edhe luftën kundër krimit të organizuar, ku falë bashkëpunimit me agjenci të huaja të zbatimit të ligjit, kemi bërë të mundur të godasim grupe të ndryshme kriminale, organizata të ndryshme kriminale të përfshirë në krime të dhunshme apo trafik droge.
Krahas ushtrimit të ndjekjes penale, në fokus të SPAK është edhe identifikimi dhe konfiskimi i produkteve te veprës penale si për subjekte që janë ndjekur penalisht për veprën penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nga data e krijimit të SPAk drri ditën që flasim kemi sekuestruar një total asesh 150 mln euro”