Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi u paraqit sot në SPAK për masën e sigurisë “detyrim paraqiteje”.
Kryemadhi pas daljes nga dyert e SPAK, deklaroi se ka ankimuar vendimin për sekuestrimin e dy vilave te “Kodra e Diellit”. Ajo u shpreh se nuk do të jetë në protestën e 6 dhjetorit para SPAK.
“Nuk merrem më me politikë, kam filluar profesion tjetër mesa duket do të bëhem ndihmës avokate se me çfarë po lexoj dhe çfarë po shikoj jam e bindur që të keqen e gjyqtarëve dhe prokurorëve të plepave të Sali Berishës në ‘90”, tha ajo.
Kryemadhi po hetohet për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim e fshehje pasurie nën masën e sigurisë detyrim paraqitje. Ndërsa ish bashkëshorti i saj Ilir Meta është në burg edhe pse ankimoi vendimin përsëri gjykata i caktoi përsëri masën e sigurisë “arrest në burg”.