-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA vendos masa kufizuese për eksportet e mikroçipave në Kinë

Kryesoret

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar një sërë masash të reja kufizuese për eksportin e mikroçipave në Kinë, me qëllim të pengojnë aftësinë e këtij shteti për të përmirësuar teknologjinë e nevojshme për modernizimin e forcave të saj ushtarake.

Departamenti i Tregtisë i SHBA-ve ka theksuar se rregullat e reja do të bëjnë më të vështirë për Kinën që të prodhojë mikroçipa për armë të avancuara dhe për inteligjencën artificiale (AI). Këto kufizime janë pjesë e një sërë masash të ndërmarra gjatë tre viteve të fundit për të kufizuar eksportet e teknologjisë në Kinë, veçanërisht për kompani të tilla si Piotech, SiCarrier Technology dhe Naura Technology Group.

Pas njoftimit, Kina ka paralajmëruar se do të marrë masa për të mbrojtur interesat dhe të drejtat e saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit