-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthimi i kanalit Ibër-Lepenc, policia arreston dhe një tjetër person

Kryesoret

Ditën e premte një sulm ndodhi në kanalin e ujit Ibër-Lepenc në Zubin Potok. Policia e Kosovës njofton se është arrestuar edhe një person tjetër i dyshuar se ka rol të rëndësishëm në grupin përgjegjës të sulmit.

“Në vazhdimësi të hetimeve lidhur me rastin e sulmit terrorist ndaj infrastrukturës kritike, por edhe rasteve paraprake, nga njësitë relevante hetimore, në bashkëpunim edhe me njësitë tjera policore, me datën 01/12/2024 në orët e mbrëmjes, është arrestuar edhe një i dyshuar (J.V.), nën dyshimin që mund të ketë patur rol të rëndësishëm në kuadër të grupit përgjegjës për rastin e sulmit terrorist ndaj infrastrukturës kritike.”, thuhet në njoftim.

Policia thotë që në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 granatë dore, 1 pushkë gjuetie, mbi 500 copë municion të kalibrave të ndryshëm, 2 karikatorë të armës automatike AK-47, 1 karikatorë i pushkës së gjatë, 1 radiolidhje, 1 palë dylbi, 1 kamer kamufluese, uniforma ushtarake dhe dokumente të ndryshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit