Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka njoftuar se ditën e sotme në orën 18:00 do të ndizen driat në kryeqytet.
Ai u shpreh se festimet në Tiranë do të jenë deri në orët e mëngjesit në Kuadër të Natës së Bardhë dhe do të performojnë artsitë.
“Sot pasdite në orën 18:00 do të hapim dritat e pemës së Vitit të Ri, për gjithë gëzimin që sjell kjo stinë festash. Ndërkohë gjatë gjithë natës, do kemi një Natë të Bardhë, ku do të fillojmë me hapjen e dritave, do të vazhdojmë deri në të gdhirë”, u shpreh kryebashkiaku.
Veliaj ishte në takim me artistët dhe ka shprehur se Tirana do të festojë me muzikë të bukur dhe artistë të mrekullueshëm.