-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiropali: Reformat nxorën Shqipërinë nga lista e vendeve në monitorim të KiE

Kryesoret

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në mbledhjen e Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës rikonfirmoi nagazhimin për të udhëhequr procesin e reformave dhe progresin e Shqipërisë.

“Çështjet kryesore që kanë mbajtur Shqipërinë me status nën monitorim të plotë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, në mënyrë të përsëritur kanë qenë reformat gjithëpërfshirëse në drejtësi, lufta kundër korrupsionit, reforma administrative-territoriale, ligji për mbrojtjen e pakicave, reforma zgjedhore, liria e medies, reforma në administratën publike”, tha Spiropali.

Ajo vlerësoi rolin që Asambleja parlamentare e KIE-së dhe komisioni kanë luajtur në rrugëtimin e Shqipërisë drejt demokratizimit.

“Që në fillim të vitit 1990 Këshilli i Europës ka qenë një partner i palëkundur i kalimit të Shqipërisë nga një regjim totalitar në një demokraci të gjallë. Zgjedhjet e para pluraliste në mars 1991 shënjuan nisjen e këtij rrugëtimi kur Asambleja e Këshillit të Europës dërgoi grupin e parë të vëzhguesve në ato zgjedhje, që u faktua me dhënien e statusit të të ftuarit special për Shqipërinë në nëntor 1991”, tha Spiropali.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit