Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur për situatën aktuale në Kosovë pas sulmit terrorist të fundit në Ibër Lepenc, në emisionin “5 pyetjet me Babaramon”.
Ai ka theksuar se vendi është në tri faza pas ngjarjes së rëndë: stabilizimi i situatës së sigurisë, menaxhimi i dëmeve emergjente dhe hetimet për të zbuluar organizatorët dhe motivet e sulmit.
“Çfarë është duke ndodhur momentalisht. Jemi në tri faza. E para është stabilizimi i situatës së sigurisë në kuptimin e parandalimit të çdo lloj sulmi që mund të jetë. E dyta është cenimi i dëmeve emergjente të shkaktuara nga ky sulm terrorist, dhe e treta, jo më pak e rëndësishme, janë hetimet, se çfarë ka ndodhur, kush e ka organizuar këtë sulm, cili është shtysa apo përgjegjësia politike”, tha Sveçla.
Sveçla gjithashtu siguroi qytetarët se situata është stabilizuar. Ai theksoi se ka pasur reagime të shpejta nga strukturat shtetërore dhe bashkëpunimi me Shqipërinë ka qenë i frytshëm në sigurimin e furnizimit me energji elektrike.
“Sa i përket furnizimit me ujë dhe energji elektrike, momentalisht furnizimi me ujë është stabilizuar, ndërsa me energji elektrike nuk ka pasur ndërprerje. Por reagimi i peçmenjërshëm i të gjitha strukturave shtetërore, po ashtu edhe bashkëpunimi me Shqipërinë, që jemi furnizuar me energji elektrike menjëherë. Kjo është arritur pas një angazhimi të vërtetë.”