Policia e Tiranës njofton se kanë gjetur makinën e autorit që vrau 50-vjeçarin Alfred Dedja në Ndroq, por thekson se brenda nuk u gjet arma e krimit. Dedja u qëllua me 5 plumba nga 27-vjeçari Julian Gjoshi mbrëmjen e djeshme në ambientet e një lokali. Autori është kunati i Altin Hajrit.
“Në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, për lokalizimin dhe kapjen e autorit të vrasjes së ndodhur ditën e djeshme, në një lokal në Ndroq, është gjetur i braktisur në fshatin Shkallnur, automjeti me të cilin dyshohet se ka lëvizur autori i dyshuar i vrasjes.
Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë nuk kanë konstatuar ndonjë send të kundërligjshëm. Automjeti u transportua në ambientet e Policisë dhe do t’i nënshtrohet ekspertizës. Ndërkohë vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes dhe për zbardhjen e rrethanave të saj” njofton policia.