Një aksident ka ndodhur në lagjen nr. 15 në Spitallë, Durrës, ku një automjet ka përplasur një këmbësore. Gruaja është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësore.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit. Hetuesit dyshojnë se mund të ketë pasur ndërprerje të rrugës nga ana e këmbësores, pasi janë gjetur shenja të aksidentit, si një shapkë dhe një kapele e bardhë e viktimës në mes të rrugës. Drejtuesi i automjetit është marrë në pyetje nga grupi hetimor.