Policia e Lezhës ka arrestuar një 45-vjeçar, i identifikuar si M.Gj., pas një incidenti të vetëplagosjes me armë zjarri.
Ngjarja ndodhi në lokal të tij, ku pasi u plagos, ai fshehu armën për të penguar hetimet. Sipas autoriteteve, i arrestuari e mbante armën pa leje. Pas hetimeve, M.Gj. u arrestua dhe po përballet me akuzat për “Mbajtje pa leje të armëve” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Ai ndodhet në kujdes mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën.