Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në rrjetin e tij social ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të kryetarit të shoqatës “Tirana”. Veliaj thekson se Arben Tafaj ka qenë një nga zërat më të zënshëm të komunitetit dhe me zemër të madhe.
“I hidhëruar për lajmin e ndarjes nga jeta të anëtarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Arben Tafaj, kryetar i shoqatës “Tirana” dhe një nga zërat më të zëshëm për komunitetin tonë, me zemër të madhe e mik i vyer për shumë njerëz që e njohën.
Ikja e Arbenit është një humbje e madhe jo vetëm për familjen dhe miqtë, por për të gjithë qytetin e Tiranës. Ngushëllime të sinqerta familjes Tafaj dhe të afërmve të tij!”, shkruan Veliaj.