Në mbrëmjen e 3 dhjetorit 2024, dy shqiptarë u përleshën me njëri-tjetrin në zonën e Platia Vathi në qendër të Athinës, duke shkaktuar një ngjarje të dhunshme që tronditi kryeqytetin helen.
Sherri, që dyshohet se ka pasur lidhje me një pazar të prishur mes dy personave, ka degjeneruar në një përleshje të ashpër. Si pasojë e dhunës, njëri prej tyre, një 55-vjeçar, ka pësuar plagë të rënda dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Autoritetet kanë arrestuar një 35-vjeçar, i cili akuzohet për plagosje të rëndë me dashje. Ai pritet të dalë para gjykatës për masë sigurie. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe detajet e plota të ngjarjes që ka shqetësuar komunitetin shqiptar dhe qytetarët e Athinës.