-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sabrina vrau burrin dhe më pas veten, vëllai i viktimës: I zbuloi tradhëtinë, Pajtimi donte të divorcohej

Kryesoret

Para disa ditësh një ngjarje e rëndë ndodhi në Florida ku një çift nga Kosova humbën jetën. Sabrina Krasniqi qëlloi për vdekje bashkëshortin e saj dhe më pas i dha fund dhe jetës. Vëllai i Pajtimit tha se ajo kishte frikë se do të divorcoheshin pasi kishet dëgjuar për trradhëtinë e saj.

“Por ata ishin të dashuruar dhe kurrë në një milion vjet nuk kemi menduar se diçka e tillë mund të ndodhte. Kishte tradhti nga ana e saj. Vëllai im donte divorcin dhe ajo nuk e mori lehtë. Dhe vendosi t’i merrte jetën vëllait tim.”, tha Arben Krasniqi për New York Post.

Gjithashtu ai tha se vëllai i tij 34-vjeçari Pajtimi u rrit në The Bronx, ishte tregtar dhe merrem me pasuri të paluajtshme dhe kriptomonedha.

“Ai ishte një gjeni. Ne të gjithë thjesht po përpiqemi ta përballojmë. Nëna ime është e shkatërruar. Ne kemi humbur dikë që ishte kaq i sinqertë, kaq i dashur, inteligjent dhe punëtor dhe thjesht i pazëvendësueshëm, dhe kjo e ka shkatërruar familjen tonë. Vëllai im ishte plot jetë, ambicie. Dhe e gjithë kjo na është hequr nga një veprim egoist i një personi. Një akt tjetër egoist nga Sabrina dhe ajo mori vëllanë tim me vete”, tha vëllai i Pajtimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit