Ditën e sotme në Kuvend do të votohet për buxhetin e vitit 2025. Në Kuvend pas 11 muajsh do të rikthehet edhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha.
Deputeti Dashnor Sula ka mbërritur në Kuvend dhe ka shpalosur një banderolë ku tregon listën e çmimeve të shportës.
Në banderolë, deputeti shkruan se çmimet e shportës janë rritur me rreth 79 përqind krahasuar me 3 vite më parë.