Në Kumanovë, më 2 dhjetor 2024, disa të rinj janë sulmuar fizikisht me mjete të mprehta.
Sipas raportimeve, sulmi ka ndodhur në bulevardin “Brigada e Tretë Maqedonase” dhe është denoncuar nga një baba, T.A. (43), që ka thënë se djali i tij i mitur dhe shokët e tij janë sulmuar nga disa persona të paidentifikuar.
Policia ka nisur hetimet dhe po ndërmerr masa për zbardhjen e ngjarjes.