Protesta e 29-të përpara Kryeministrisë ka qenë e mbushur me mesazhe të forta kundër qeverisë Rama. ‘Rama jepe dorëheqjen’, ‘Dorëheqje’, ‘Shqipëri e re’, janë disa nga thirrjet që thërrasin qytetarët një zëri.
“Në dosjen e “Albanian files” janë projektet ka bërë për ndarjen e Shqipërisë pa pyetur shqiptarët” tha një zonjë.
Protesta hap thirrjen për Kuvendin Kombëtar: Do të zgjedhë qeverinë tranzitore
Edhe në protestën e sotme nuk mungon prania e fëmijëve të mitur të cilët prindërit e tyre kanë vendosur t’i marrin me vete në marshim. Disa prej të miturve shihen me qeleshe dhe rroba me motive shqiptare.









