Zv.kryeministrja Belkinda Balluku në tryezën e diskutimit në ambientet e Kuvendit për dhunën ndaj grave në hapësirën digjitale u ndal tek deklarata që bëri ditën e djeshme Sali Berisha.
Balluku u shpreh që në sallën e parlamentit nuk futet që të mbajë erën e parfumeve që kushtojnë nga 100 lekë ose më shumë dhe nuk e di kush i ka këto nuhatje për ti ndarë se sa të shtrenjta janë.
Unë nuk e di që në sallën parlamentare ne kemi hyrë që të na mbajnë erë parfumet të cilat kushtojnë nga 100 lekë edhe shumë më shumë, por nuk e di kush i ka këto aftësi nuhatjeje për t’i ndarë se sa të shtrenjta janë dhe pastaj e thënë nga ai që po e thoshte nuk besoj që e ka këtë nuhatje në këtë moshë.
Ose dje kam dëgjuar një tjetër përfaqësues të politikës që tregonte se si ka ndryshuar disa prej grave të parlamentit në pamjen e tyre. Nuk e di se çfarë rëndësie ka pamja në rolet që kemi në parlament. Nuk e di sa e rëndësishme është pamja e një drejtuesi komisioni?
Nuk e di sa e rëndësishme është pamja ime sepse unë vesh çizmet dhe i futem baltës nëpër kantiere dhe bëj punë burrash. Supozohet se është punë burrash se ne këtu kemi profesoreshën që vjen nga një fushë e supozuar burrash, inxhinieria e ndërtimit.